Rama: S’besoj që do të jemi në BE në vitin 2030, por kjo është mirë të thuhet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk beson se vendet e rajonit do të anëtarësohen në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2030.
Kjo deklaratë e Ramës pason pas asaj që presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka bërë i thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur BE-ja dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.
Rama ka thënë në Forumin Strategjik të Bledit se kjo çështje duhet të thuhet dhe se i kontribuon hapave që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë drejt BE-së.
“Është momenti që duhet të thuhet ndoshta që ajo që e tha Charles do të mund të realizohej në aspektin e asaj që mund të quhen hapa të vërtetë përpara. Jo që besoj që do të jemi në vitin 2030 pjesë e Bashkimit Evropian, por në disa prej hapave kjo do të ishte shumë gjë e mirë”.
“Përderisa ne po flasim për konvergjencën me BE, duhet të kuptojë që boshllëku për frymë i BE-së rreth këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është si 170 e ca euro… dhe më shumë se 14 mijë euro për të gjithë ne. Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me hapa konkretë. Duhet të jenë edhe këto gjëra në proces, jo thjesht reforma dhe kritika, që janë absolutisht të nevojshme, por mbështetje sa më konsistonte, s’po flas vetëm financiare por edhe ndihmë në tregun e përbashkët”, ka thënë në Rama.