Rama së bashku me drejtoreshën e BERZh-it shëtitin në kryeqytet me trafikun urban

22 dhjetor 2022 | 14:39

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur të enjten në takim drejtoreshën menaxhuese të BERZh-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe.

“Pata kënaqësinë të mirëpres drejtoren menaxhuese të BERZh-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, e cila na përgëzoi për nënshkrimin e dy projekteve madhore për Prishtinën ‘UrbanTransportII’ dhe ‘Solar4Kosovo’”, ka bërë me dije Rama.

Ai ka thënë se Ruhen dhe delegacionin përcjellës të saj kanë shëtitur në Prishtinë me njërën nga linjat e trafikut urban.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK) ka kërkuar dënimin dhe shkarkimin…