Rama: Sektori privat, motor për rritjen ekonomike në vend
10 nëntor 2022
| 15:40
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është duke tenderuar për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai ka thënë se kjo vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe po shërben edhe për vendosjen e marrëdhënieve ndërmjet afaristëve nga Prishtina dhe Abu Dhabi.
“Bashkë me ndërmarrës nga Prishtina takuam Shkëlqesinë e Tij, Dr. Ali Saeed bin Harmal Al-Daheri, Nënkryetarin e Parë të Odës së Tregtisë dhe Industrisë dhe Saeed Muhammad Hilal Al-Muhiri, Drejtori i Përgjithshëm i Dhomës së Abu Dhabit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.