Rama: Shërbime shëndetësore 7 ditë në javë për të sëmurët dhe te moshuarit që s’mund të shkojnë në institucione shëndetësore

01 dhjetor 2024 | 11:49

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se shërbimi mjekësor shtëpiak do të ofrohet 7 ditë në javë për të gjithë personat që nuk mund të marrin shërbime në institucionet mjekësore.

“Shërbim mjekësor në shtëpi për qytetarët e Kryeqytetit, 7 ditë në javë duke përfshirë edhe ditët e festave! Për të gjithë ata që për shkak të sëmundjes apo moshës nuk mund të marrin shërbime në institucionet shëndetësore, kujdesi shëndetësor vjen tek ju”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se me Impiantin…