Rama: Shërbimet mjekësore për sy do të ofrohen falas
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një inspektim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, që do të ketë së shpejti një depo të re farmaceutike, investim i Qeverisë shqiptare prej 18 milionë eurosh.
Sipas kreut të Qeverisë, ky investim siguron standardet më të larta evropiane të sigurisë dhe cilësisë së barnave.
Ndërkohë, shërbimeve falas të kësaj qendre spitalore i shtohet ai i vendosjes së lentes, ose e kataraktit, gjë që deri tani iu kushtonte qytetarëve 700 dollarë.
Shërbimi do të ofrohet për më shumë se 2 000 pacientë në vit, edhe në spitalet rajonale gjithashtu, si ai i Vlorës dhe i Elbasanit.
Gjatë këtij inspektimi, Rama ka vlerësuar dhe ka mbështetur punën e mjekëve dhe infermierëve në sistemin spitalor të vendit, ndonëse ka pranuar se ka edhe nga ata që të bëjnë të turpërohesh.