Rama shkon në Sarajevë, takohet me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjës

07 korrik 2023 | 11:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas vizitës së djeshme në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovës, sot është duke qëndruar në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Rama në Sarajevë është pritur nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Borjana Kristo.

“Sarajevë – Takim me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Pas Bosnjës, Rama do ta vizitojë Serbinë dhe Malin e Zi. Turi i tij ballkanik ka të bëjë me përgatitjet e samitit të Procesit të Berlinit, i cili sivjet do të mbahet në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Granit Xhaka është një lojtar i Bayer Leverkusen. 30-vjeçari…