![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/rama-voltana-ademi.jpg)
Rama shkon për fushatë elektorale në Shkodër, Voltana Ademi nuk ia miraton lejen
20 qershor 2019
| 12:01
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar një takim elektoral në Shkodër në orën 19:00, por bashkia nuk ia ka miratuar lejen.
Në përgjigjen zyrtare bashkia e Shkodrës, e cila drejtohet nga Voltana Ademi, ka sqaruar se ky vendim vjen pasi po zbatohet dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve.
Gjithashtu në përgjigjen e saj, bashkia ka sqaruar se në të kundërt policia bashkiake do jetë e detyruar të realizojë detyrën e saj funksionale.