
Rama shpërndan një video të fjalimit të tij në KE për Kosovën
13 tetor 2022
| 12:27
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës (KE).
Në fjalimin e tij, Edi Rama, ka kërkuar shfuqizimin e Rezolutës për Raportin e Dick Martyt, ku ka theksuar se ky raport është një fabrikim dhe një gënjeshtër e madhe.
Ndërsa sot Rama ka shpërndarë një pjesë të fjalimit të tij të djeshëm.
Ai në këtë deklarim të tij para anëtarëve të KE-së, kërkoi që Kosovës t’i referohen si Republika e Kosovës apo Kosova dhe jo “Kosovo”.