Rama: Shqipëria në BE brenda kësaj dekade

19 tetor 2024 | 21:32

Kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se bashkimi me Evropën është si një rrugë me dy korsi, korsia e punës së përditshme të reformave dhe korsia politike.

Gjatë bisedës së zhvilluar sot në Podcastin e tij  Rama tha se hapja e negociatave për grup-kapitullin “Themeloret” është tejet e rëndësishme dhe sjell përfitime.

“Ky podcast i kushtohet ditës më të rëndësishme, historike, në kuptimin e plotë të fjalës, të misionit tim, qyshse më keni besuar privilegjin e udhëheqjes së Shqipërisë sonë të përbashkët. Bashkimi me Europën është një rrugë me dy korsi: korsia e punës së përditshme të reformave, masave dhe vlerësimeve faktike dhe teknike që bëhen në Komisionin Europian dhe është korsia politike, sepse ajo është një familje politike që vendos përtej atyre që janë kritere objektive”, tha Rama.

Ai theksoi edhe një herë se brenda kësaj dekade Shqipëria do të anëtarësohet patjetër në BE. “Jam i bindur 100%”, tha ai.

“BE është hapësira e lirisë së garantuar individuale dhe kjo nuk negociohet, nuk blihet dhe nuk shitet për asnjë gjë. E dyta për rendin ligjor, atë që ne po përpiqemi ta ngremë për herë të parë në historinë tonë, një rend ligjor demokratik dhe për demokracinë funksionale patjetër që është një ushtrim që ka gjithë vështirësitë e veta dhe sot po shfaq dobësitë e veta dhe në vetë BE-në”, u shpreh Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ofertë zgjedhore e zotim qeveritar brenda mandatit: Do të anëtarësohemi…