Rama: Shqipëria nuk shkon në zgjedhje të parakohshme
17 tetor 2019
| 22:31
Kryeministri Edi Rama ka mohuar në emisionin “Open” në Top Channel mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme në rast se nesër merret një vendim negativ sa i përket negociatave me Bashkimin Evropian.
“Ne jo vetëm që nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por do të vazhdojmë punën tonë. Në datë 19 dielli do të lind përsëri”, ka thënë Rama.
Sipas Ramës, “Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangut asgjë këtij procesi”.
“Nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problemin midis Francës dhe Gjermanisë do ta mendoja seriozisht”, ka deklaruar Rama.