Rama: Shqipëria ulet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB
11 tetor 2023
| 11:23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi të cilin ai e përfaqëson ka marrë një tjetër rol ndërkombëtar.
Ai në Facebook, ka shkruar në “Facebook” se 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së kanë votuar pro Shqipërisë si një prej 15 vendeve që do të ulen në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026.
“15 anëtarët e rinj të KDNj: Shqipëria, Brazili, Bullgaria, Burundi, Kina, Bregu i Fildishtë, Kuba, Republika Dominikane, Franca, Gana, Indonezia, Japonia, Kuvajti, Malaui dhe Holanda”, ka shkruar Rama në “Facebook”.