Rama: Shqipëria vlerësohet pozitivisht në Samitin e NATO-s (Video)
11 korrik 2018
| 18:24
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në Samitin e NATO-s shteti shqiptar është vlerësuar për kontributin e dhënë për këtë organizatë.
“Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13 për qind të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ektremizmit të dhunshëm. Duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155949882206523/