Rama: Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër, duhet të bashkohen
Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe duhet të bashkohen.
Kështu ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për medien serbe “TV Pink”.
Kryeministri Rama ka thënë se është për një rajon pa kufij.
“Nuk e dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë. Duhet të punojmë për ta bërë atë të ndodhë”, ka thënë Rama.
Më tutje, Rama ka thënë se nevoja për pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë është e pashmangshme. “Dhe sa më shumë Serbia vazhdon të besojë në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur ose se ajo mund ta parandalojë atë, do të jetë më e dhimbshme për të gjithë”, ka thënë Rama.
Sipas tij, Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë.
Rama ka theksuar se ai kurrë nuk ka folur për të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe dhe se është termi i hartuar për t’u përdorur kundër shqiptarëve.
Ai ka thënë e besonte se serbët dhe shqiptarët mund të bënin për Ballkanin çfarë bëri Franca dhe Gjermania për Evropën.