Rama: Shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv

23 shkurt 2021 | 12:10

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se shumë shpejt do të nisë vaksinimi masiv në Shqipëri.

Ai në një konferencë për medie me fokus ekonominë ka thënë se do të arrihet që Shqipëria të ketë një kontratë për marrjen e një sasie të madhe dozash vaksine.

“Unë jam me mish dhe me shpirt i angazhuar së bashku me miqtë e mi. Edhe ne presim të hyjmë në fazën finale të vaksinimit, faza që e zmbraps përfundimisht këtë virus. Me ‘Pfizer’ siguruam kontratën jashtë radhe, në një kohë që shumë vende të rajonit nuk e kanë, ashtu do arrijmë brenda javës së dytë të marsit të vaksinojmë të gjitha bluzat e bardha dhe shumë shpejt nis vaksinimi masiv, është çështje kohe. Kohë e shkurtër, jo e gjatë. Jemi shumë afër, Më vjen keq që s’po e them fjalën e fundit, por me zor po pres”, ka deklaruar Rama, raporton “tvklan”.

Rama ka thënë se vaksinimi është arma e vetme për të shkëputur zinxhirin e infektimeve dhe se shumë shpejt Shqipëria do të jetë një vend pa Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në kuadër të projektit “Mbledhja…