Rama: Si kurrë më parë, PS është forcë e parë pothuajse në të gjithë vendin
Gjirokastra ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama për turin falënderues pas rezultatit fitues në zgjedhjet e 14 Majit.
Rama tha se fitorja e këtyre zgjedhjeve ishte më kuptimplota, pasi PS doli si forcë e parë politike në këshilla bashkiak pothuajse në të gjithë vendin.
“E kemi Partinë Socialiste forcë të parë pothuajse në të gjithë territorin e vendit. Është befasuese për shumëkënd, por nuk duhet të jetë. Me PS forcë të parë në Tropojë, Shkodër, Dibër, Lezhë, Kamëz, ku nuk ka qenë kurrë në 30 vjet. Për ata që humbin dhe prapë humbin, e shkojnë keq e mos më keq, shpjegimi është i njëjti: votat na i rrëmbeu mafia. E vërteta është ndryshe, e thjeshtë dhe e kuptueshme. Mjafton të shkosh në Kamëz e të vizitosh kopshtet dhe qendrat shëndetësore, që të kuptosh pse u votua mbi 60% kandidati i PS”, ka thënë Rama.