Rama: S’kemi asnjë të prekur nga koronavirusi, mos u alarmoni nga infodemia

02 mars 2020 | 12:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Kuvendi ka folur për mundësinë e përhapjes së koronavirusit në vend.

“Të gjitha këto burime të infodemisë shkaktojnë alarm, frikë, në këto kushte kur duhet përballuar situata. 2.3 për qind e të prekurve kanë humbur jetën ndërsa pjesa tjetër e ka përballura dhe e përballon pa pasoja për jetën këtë epidemi. Kjo është shumë e rëndësishme sepse nëse shohim lajmet me te vdekurit janë më shumë se ato për të shëruarit”.

“Duke folur për maskat, thirrja e OBSH dhe ajo që them dhe unë, është mos harxhoni lekë për maskat, nuk ju mbrojnë, janë të dobishme për të prekurit dhe ata që iu shërbejnë të prekurve . Është harxhim i kotë i parave. Në Shqipëri ministria e Shëndetësisë ka 1 milion dollarë plus për këtë çështje, kemi shpërndarë 1.2 milion maska të shpërndara, që do mbeten si relike. Për përditësimin e kësaj çështje, 31 testime të kryera në persona me simptoma të dyshimta dhe të ngjashme me virusin kanë rezultuar negative”, ka thënë Rama, duke iu referuar panikut në vend.

Ai ka thënë se 16 mijë kontrolle janë bërë vetëm në pikat kufitare sa i përket dyshimeve për koronavirus.

Mos u alarmoni nga infodemia, qëndrojini larg lajmeve jo zyrtare dhe vendosni maskë në vetë dije për të përballuar rezultatet e klikimeve të portaleve”, ka thënë Rama. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka ftuar…