Rama: Skena e pavarur e artit është çelësi i larmisë së një qyteti
16 mars 2022
| 14:32
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar tri prej nismave ‘bottom up’ në artin pamor dhe muzikor.
Ai ka thënë se këto nisma do t’i mbështesin duke ofruar hapësirë pune dhe mbështetje programore.
“Janë ‘Fondacioni 17’, ‘Defy Them’, dhe ‘Studio për Artistë’. Këto nisma kreative, kaq domethënëse për komunitetin artistik, synojnë të stimulojnë një skenë dinamike arti në Prishtinë. Kjo vizitë më frymëzoi që të përkrahim edhe më tutje zhvillimin e skenës së pavarur të artit, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për artistët. Këto celula kreative janë çelësi i një Prishtine dinamike”, ka thënë Rama.