Rama: Sot më shumë se kurrë nderim udhëheqësve të UÇK-së
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave që Gjykata Speciale ka ngritur për presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ndihet tepër i indinjuar nga ky lajm.
Postimi i plotë i Ramës:
Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!
Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Evropës!
Rroftë Kosova dhe sot më shumë se kurrë nderim udhëheqësve të luftës çlirimtare.
(M.K / Epoka e re)