Rama: Sot në orën 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’ kush të do të na bashkohet për përqafimin e fitores
27 prill 2021
| 10:26
Në Shqipëri janë numëruar mbi 90 për qind e votave dhe Partia Socialiste është duke prirë me vota si parti e parë.
PS-ja që drejtohet nga kryeministri aktual Edi Rama është afër fitores së mandatit të tretë, shkruan “Epoka e re”.
Deri më tani PS-ja ka 675.225 vota ose 48.76 për qind, me 73 mandate.
Rama përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se sot në orën 18:00 në sheshin ‘Skënderbej’ do ta festojnë fitoren.
“Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores❤️ #PS12?#Fitore? #Kampionë”, ka shkruar Rama.