Rama: Sot po sjell diell nga Shqipëria duke e sfiduar qiellin gri të Berlinit

03 mars 2025 | 11:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hapur fjalimin e tij në Panairin e Berlinit me batuta, duke shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen e Shqipërisë si “Zgjedhja e Nderit” për vitin 2025.

Ai ka thënë se do të ishte “blasfemi” që ky panair të pritej nën qiellin gri të Berlinit, duke sjellë kështu pak diell nga Shqipëria në Gjermani.

“Pak vite më parë, do të ishte e vështirë të përfytyrohej për ne, të sjellim pak diell sot nga Shqipëria, sepse të mikpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte blasfemi”, ka thënë ai.

Fjalimi i tij reflektoi përparimin e Shqipërisë dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje prestigjioze ndërkombëtare, duke përfaqësuar vendin si një destinacion gjithnjë e më tërheqës për turizëm, kulturë dhe biznes.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e gjashtë radhazi për Lakersat, që mundi me shifrat…