Rama sot shkon në Bruksel për situatën në Kosovë

26 qershor 2023 | 08:31

Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama niset sot drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Ditë më parë një konferencë për medie, Rama kërkoi lirimin e tre policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, dhe bëri me dije se i kishte dërguar një letër Macronit dhe Scholzit nga të cilët kërkonte të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

Gjatë fjalës së tij theksoi se nuk do të ketë asnjë përparim të takimeve apo marrëveshjeve në kuadër të Open Balkan përsa kohë Serbia nuk liron 3 policët e Kosovës.

Rama e akuzoi sërish Albin Kurtin se po rrezikon t’i këpusë marrëdhëniet e Kosovës me bashkësinë euroatlantike.

Sipas tij, marrëdhëniet e Kurtit me BE-në dhe ShBA-në janë në fazën më të keqe teksa vizitat e planfikuara po i kthehen mbrapsht dhe nuk po i hapet asnjë derë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me intervale…