Rama sot takohet me Stoltenbergun në selinë e NATO-s

13 korrik 2022 | 08:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të shkojë sot në selinë e NATO-s në Bruksel.

Rama do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të aleancës veriatlantike, Jens Stoltenberg. Pas takimit të tyre është paralajmëruar edhe një konferencë e përbashkët për medie.

Kryeministri shqiptar dhe shefi i NATO-s do të diskutojnë, përveç situatës së krijuar nga agresioni rus në Ukrainë, edhe për bazën e re të aleancës veriatlantike në Shqipëri.

Edi Rama e ka paralajmëruar më herët vizitën e tij në Bruksel, derisa kishte thënë se në kryeqendrën evropiane do të diskutohet për propozimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat evropianë miratuan të martën një propozim të komisionit për…