Rama sot takon diasporën në Milano: Krenar për Shqipërinë

13 prill 2025 | 11:25

Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Milano, në kuadër të turit të tij me bashkatdhetarët jashtë vendit. Ky është takimi i dytë i Ramës me diasporën shqiptare në këtë qytet, pas atij të zhvilluar më parë gjatë vitit të kaluar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale mbrëmjen e kaluar, Rama ndau detaje mbi vendndodhjen dhe orarin e takimit. “Me shqiptarët e Italisë”, shkruan ai, duke bërë me dije se takimi do të mbahet sot, në orën 15:00, në qendrën e kongreseve të panaireve në Malpensa, në adresën: rruga “11 Shtatori”, nr. 16, Busto Arsizio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Blerim Latifi i ka ‘ribërë’ disa vargje të Gjergj…