Rama sot viziton familjen e Thaçit dhe dy fabrika të kompanisë “Devolli”

19 qershor 2022 | 08:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, sot pritet ta vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Po ashtu, Rama do t’i vizitojë dy nga fabrikat e korporatës “Devolli”, eksportuesit më të madh kosovar.

Sipas agjendës së siguruar nga Klan Kosova, me delegacionin ku bëjnë pjesë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin, Rama do të ndalet në orën 17:00 në Xërxë në fabrikën e miellit, “M&Sillosi” ku do të bisedojë me rreth 500 fermerë, ndërsa në 17:45, do ta vizitojë fabrikën e dyshekëve, “Comodita” në Gjakovë.

Kjo është hera e dytë që Rama vizion sektore të korporatës. Hera e parë ishte më 2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë sot do…