![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/rama.png)
Rama: SPAK-u mos të bëjë gabim të marrë telefonin tim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka “kërcënuar” SPAK-un duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’ia marrë celularin.
“Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e Bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK për diploma… Çfarë është kjo? Në këtë kuptim e kam kur them politikë. Ndjekin mediet, kompleksohen dhe bëjnë balet. Dhe mos të bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim sepse boll i kanë, kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të merren me faktet”, është shprehur Rama sipas “A2CNN”.
Këtë deklaratë, kreu i qeverisë shqiptare e ka bërë gjatë dëgjesës së grupit parlamentar socialist me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.