Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet
01 shtator 2022
| 11:13
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin Shëndetësisë, Izet Sadiku ka vizituar lokacionin e dedikuar për ndërtimin e objektit të spitalit të kryeqytetit.
Ai ka thënë se spitali i kryeqytetit po bëhet.
“Janë duke u bërë të gjitha matjet dhe analizat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. Punimet për spitalin e kryeqytetit janë duke ecur sipas planit dhe presim që ndërtimi të fillojë gjatë vitit 2023”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.