Rama: Studentët sot kanë kushte më të mira
14 tetor 2019
| 10:40
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Universitetin e Mjekësisë.
Rama ka pohuar se universiteti është në një gjendje më të mirë se më parë.
“Studentët që nisin sot vitin kanë në dispozicion kushte më të mira. Do të bëjmë gjithçka që QSUT të mbyllë procesin e transformimit. Së shpejti do të hapet dhe spitali i ri modern i kirurgjisë”, ka deklaruar Rama.
Ai ka shtuar: “Spitali i ri i kirurgjisë do të vendosë një standard të ri. E rëndësishme që ndër veprimi mes nesh të vazhdojë përmes Ministrisë së Shëndetësisë”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/431576507765476/