Rama, studentëve: Po bëheni si Luli

16 dhjetor 2018 | 15:15

Kryeministri i Qeverisë, Edi Rama, i është përgjigjur sërish studentëve që po protestojnë para Kryeministrisë në ditën e 12-të.

Rama në llogarinë e vet në “Twitter” ka thënë se studentët po bëjnë ekzaktësisht si Lulzim Basha, i cili sipas tij dikur ishte mbyll në çadër dhe nuk pranonte të dialogonte.

“S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet, s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s’vij! E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë???? As negociata???? Dialog”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi, ka…