Rama takohet me ambasadoren franceze, diskutojnë për binjakëzimin e Prishtinës me Nantes

01 shkurt 2022 | 12:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar me ambasadoren franceze në Prishtinë, Marie-Christine Butel, me të cilën ka biseduar në lidhje me trajtimin e ujërave të zeza, mundësitë për sjelljen e ekspertëve të profilive të ndryshme si dhe binjakëzimin e Prishtinës me qytetin Nantes.

“Para pak ditësh, me ambasadoren franceze në Prishtinë, zonjën Marie-Christine Butel, zhvilluam një bisedë të shumanshme, duke trajtuar nevojën e projektit për ujërat e zeza, mundësitë për sjelljen e ekspertëve të profileve të ndryshme, binjakëzimin e Prishtinës me qytetin Nantes, zhvillimin e agroturizmit të zonave rurale të kryeqytetit, si dhe bashkëpunimin në sfera si arti, kultura e sporti”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Golden State fitoi sot 122-108 në fushën e…