Rama takohet me Haxhi Krasniqin: Një event historik dhe një natë e paharrueshme po na pret
21 maj 2023
| 14:30
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur të dielën në takim boksierin e njohur nga Kosova, Haxhi Krasniqi, i cili më 5 gusht do t’ua plotësojë dëshirat dhe ëndrrat krejt tifozëve për të boksuar në Prishtinë.
I pari i Prishtinës, me dorëzat e boksit të junikasit, bashkë me të kanë përfunduar në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku ish-kampioni i botës do t’i kryqëzojë boksat në fillim të muajit gusht.
Rama pret që ajo mbrëmje të jetë spektakolare dhe që stadiumi i kryeqytetit të mbushet me shikues.