Rama takohet me kryeministrin e Izraelit, flasin për sigurinë kibernetike
23 tetor 2022
| 17:33
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkuar për vizitë zyrtare në Izrael këtë të diel.
Rama ka takuar homologun e tij izraelit, Yair Lapid, me të cilin ndau edhe fotografi në rrjetet sociale.
Mes tjerash, Rama bëri të ditur se në takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.
“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Gjatë vizitës së tij pritet të takohet dhe me presidentin Isac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.