Rama takohet me kryetarin e KQZ-së, diskutojnë për zbatimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme

30 maj 2024 | 17:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se të enjten është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, anëtarët Alban Krasniqi dhe Sami Hamiti dhe drejtorin ne SKQZ-së, Burim Ahmetaj.

Rama ka njoftuar se ata kanë biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

“Me kënaqësi takuam delegacionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të udhëhequr nga kryesuesi, z. Kreshnik Radoniqi, anëtarët, z. Alban Krasniqi, z.Sami Hamiti dhe drejtorin e SKQZ-së, z. Burim Ahmetaj, me të cilët biseduam rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit nr. 08/L-288 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Sipas Ramës, ata janë të gatshëm që të zbatojnë obligimet e veta ligjore për të ofruar mbështetje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, beson se…