![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_5390.jpeg)
Rama takohet me Nenad Çanakun në Prishtinë: Është përkrahës i shtetit tonë
18 shtator 2023
| 10:52
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se mbrëmë është takuar me politikani serb nga Vojvodina, Nenad Çanak.
Rama ka thënë se me Çanakun dhe disa deputetët e aktivistë ukrainas të cilët po qëndrojnë për vizitë, ka pasur diskutime pozitive.
Rama e ka cilësuar Çanakun si përkrahës të shtetit tonë.
Postimi i plotë i Ramës:
Mirëpritëm në Prishtinë deputetë e aktivistë ukrainas, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Republikën e Kosovës.
Takuam edhe politikanin nga Vojvodina, Nenad Çanak, i cili është përkrahës i shtetit tonë.
Patëm diskutime pozitive e të frytshme dhe shkëmbyem ide se si mund të afrohemi si shtete përmes diplomacisë kulturore.