Rama takohet me Papa Françeskun
Në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri- Vatikan, kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten dhe djalin Zaho kanë shkuar në Selinë e Shenjtë ku janë takuar me Papa Françeskun.
Kryeministri Rama përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka dhënë detaje për këtë takim.
“Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë i Ramës:
Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë.