
Rama takohet me presidentin e Azerbajxhanit
08 dhjetor 2022
| 11:52
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas pritjes së liderëve evropianë në Tiranë për Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe vizitën e tij në Bruksel, ka fluturuar në Baku të Azerbajxhanit për një takim me presidentin e këtij shteti, Ilham Aliyev.
Me kryeministrin, të pranishme ishin edhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Sipas Ramës, takimi është zhvilluar “për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falënderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit në Tiranë”.
Në pamjet e shpërndara, dy liderët kanë shkëmbyer edhe disa dhurata artistike.