Rama takohet me Zelensky-n në Davos: Shqipëria nënshkruam marrëveshje për sigurinë me Ukrainën
21 janar 2025
| 20:48
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Përmes një postimi në rrjete sociale Rama bën me dije se Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje në fushën e sigurisë me Ukrainën.
“Davos – Me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky, nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme në fushën e sigurisë”, njoftoi Rama.