Rama takohet me Vuçiqin
25 janar 2018
| 20:35
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Davos, zhvilloi një takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Të dy udhëheqësit takohen disa ditë pas vrasjes se Oliver Ivanoviq, që shkaktoi ndërprerjen e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
Ecuria e dialogut midis dy vendeve dhe bashkëpunimi i Shqipërisë me Serbinë dhe vendet e tjera të rajonit kanë qenë temat e diskutimit mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb, shkruan Top Channel.
Ndërkohë, përpos presidentit serb, Edi Rama u takua edhe me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq.
Me homologun kroat, kryeministri i Shqipërisë diskutoi çështjen e Ballist Morinës, që ndodhet i burgosur në Kroaci, e për të cilin siç njofton Kryeministria, Rama ka kërkuar një vendim të drejtë.