Rama takon ambasadoren amerikane

29 prill 2021 | 12:05

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot ambasadoren e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

Sipas medieve në Tiranë, Kim dhe Rama kanë biseduar për rreth 60 minuta.

Mësohet se në fokus të këtij takimi ka qenë çështja e zgjedhjeve si dhe stërvitja ushtarake e NATO-s, “Defender 21”.

Kjo është vizita e parë e Kim në kryeministri pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me krijimin e Qeverisë Kurti 2, shumë emra të rinj…