Rama takon Erdoganin, flasin për ecurinë e marrëdhënieve bilaterale
09 dhjetor 2022
| 13:14
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mjediset e TRT World Forum, i cili po mbahet në Stamboll, ka takuar presidentin e Turqisë, Taip Erdogan, me të cilin ka diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale.
“Me presidentin Erdogan, në mjediset e TRT World Forum, për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Evropian, si edhe luftën në Ukrainë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.