Rama takon ish-sekretarin amerikan Pompeo

16 maj 2022 | 12:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me ish-sekretarin amerikan Mike Pompeo.

Rama ka thënë se me Pompeon ka folur për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e ShBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë”, ka thënë Rama.

Ish-sekretari i ShBA-së gjendet për një vizitë në Shqipëri me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri – ShBA.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar…