Rama takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në kryeqytet
11 nëntor 2024
| 11:44
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Rama ka bërë me dije se në takim me komandantin e KFOR-it kanë diskutuar për disa tema të rëndësishme.
“Diskutuam për sigurinë në Prishtinë dhe gjeneral Barduani rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”.
“Jemi falënderues për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të paqes dhe sigurisë në kryeqytetin tonë dhe mbarë vendin”, ka shkruar Rama në “Facebook”.