Rama takon kryeministrin spanjoll, nënshkruajnë dy marrëveshje

04 tetor 2021 | 15:11

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar sot kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, me të cilin kanë nënshkruar dy marrëveshje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se vizita e sotme e tij në Madrid hap një faqe të re në marrëdhëniet në mes të dy shteteve.

“Madrid, Spanjë – Me Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez ku nënshkruam edhe dy marrëveshje: Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpunimin në çështjet e arsimit të lartë dhe Marrëveshjen si shtesë e konventës europiane për ekstradimin e vitit 1957. Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhënieve bilaterale, hap një faqe të re në këto marrëdhënie me potencial të lartë bashkëpunimi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës në vazhdimësinë e saj për parandalimin e…