Rama takon presidentin Begaj, diskutojnë për tri çështje
06 janar 2023
| 11:55
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin Bajram Begaj, me të cilin ka diskutuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës.
“Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike”, ka shkruar Rama në “Facebook”.