
Rama takon Princin e Arabisë Saudite
22 nëntor 2019
| 20:35
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon një vizitë në Riad të Arabisë Saudite, ku është takuar me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi.“Në Riad, me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë”, u shpreh Rama.