Rama takon Thaçin në Tiranë, në fokus protesta në Rrugën e Kombit
03 prill 2018
| 17:48
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë zhvilluar sot një takim në Tiranë.
Takimi i cili ka qenë jashtë syrit të medieve është zhvilluar në një kafe pranë kryeministrisë dhe ka zgjatur disa minuta.
Mësohet se në qendër të takimit mes Ramës dhe Thaçit ka qenë situata e fundit, e cila lidhet me protestat që u zhvilluan në Rrugën e Kombit, për vendosjen e taksës prej 5 euro, raporton “oranews.tv”