Rama takon Tuskin
05 dhjetor 2017
| 10:14
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Bruksel është takuar me presidentin e BE-së, Donald Tusk.
Në një postim në rrjetet sociale, Tusk ka bërë të ditur detaje nga takimi. “Takim i frytshëm me kryeministrin shqiptar përpara Samit të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje të Bullgarisë. Duhet të mbahet vrulli i tanishëm për reformat e sundimit të ligjit për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, ka shkruar presidenti Tusk.