Rama: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të marrin pasaportë shqiptare dhe pa mbushur 18 vjeç

22 shtator 2023 | 12:43

Talentet e sportit që kanë lindur dhe jetojnë jashtë Shqipërisë mund të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur 18 vjeç.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili përmes një postimi në “Facebook” tha se kjo ka ardhur pas ndryshimeve të miratura në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Qeverisë Shqiptare.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin ‘Për shtetësinë’ nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë muajit korrik, disa foto të këngëtares së famshme, Lana…