Rama: Të gjithë ata që kanë humbur familjarë do të kenë trajtim financiar
02 dhjetor 2019
| 07:57
Edhe sot Qeveria e Shqipërisë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën është diskutuar për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se të gjitha familjet që kanë humbur familjarët në këtë tërmet do të marrin një trajtim financiar.
“100 mijë lekë në muaj do të marrin për të gjithë jetën”, ka deklaruar kryeministri Rama.