Rama: Të gjithë në hotele, nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër

29 nëntor 2019 | 08:46

Edhe Laçi do të futet në territorin ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Këtë e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Edhe Laçi do të futet në territorin e gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që çdo i dëmtuar nga Laçi të mos ndihet i përjashtuar”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se banesat që janë vlerësuar të pabanueshme do të shemben shumë shpejt.

“Më duhet edhe të riktheksoj se të gjitha palestrat duhet të zbrazen dhe t’i kthehen nxënësve të shkollave. Kjo për zonat urbane. Për zonat rurale do bëjmë çmos që të mos i largojmë nga zona e tyre pasi puna e tyre është e lidhur me bujqësinë. Nga sot nuk do të ketë më asnjë çadër”, ka thënë kryeministri.

As sot Rama nuk i kurseu kritikat për mediat, duke qenë i ashpër me ata që përhapin panik ose publikojnë lajme të rreme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shkuar në 50 numri i viktimave në Durrës Sipas…