Rama: Të hënën nisin fluturimet, ‘Lasgushi’ do t’i kthejë shqiptarët në shtëpi

27 mars 2020 | 13:34

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se nga e hëna do të nisin fluturimet për të riatdhesuar shqiptarët e mbetur në shtete të ndryshme, pas mbylljes së kufijve si pasojë e shpalljes së pandemisë nga Covid-19.

“Duhet unitet si një familje. Nuk kemi shkop magjik. Nuk jemi asnjë lagje e pasur. Nuk do të lë gurë pa luajtur për t’iu ardhur në ndihmë të gjithëve. Por futeni mirë në kokë. Jemi në luftë. Qeveria mbahet me kontribute dhe jo me dëshira dhe dokrra. Falëm kamatvonesat, e bëmë se jemi në luftë dhe jo nga qejfi dhe kjo goditi financat. Mos pagesa e faturave të dritave do të çonte në zero kompaninë. Shteti për të gjithë sa të mundet”.

“Për ata që kanë ngelur jashtë, të hënën nisin fluturimet për t’i kthyer në atdhe. Këto misione do t’i kryejmë pa pagesë. I takon ‘Lasgushit’ t’i kthejë njerëzit në shtëpi. I kam kërkuar kompanisë të mos kërkojë lekë për të kryer këto misione humanitare. Gatishmëria e kompanisë ka qenë e menjëhershme dhe ministrja po punon për lejet speciale të fluturimeve. Përkushtimin e kemi të madhe dhe fuqinë për të luftuar për Shqipërinë dhe shqiptarët të pakufishme”, ka thënë Rama.

Numri më i madh i shqiptarëve të mbetur jashtë vendit ndodhen në Itali,  rreth 650 persona,  114 në Britaninë e Madhe, derisa ka shqiptarë të mbetur edhe në shumë shtete të tjera./A2 CNN/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ishte në lidhje live me “Opinion”…